Gazetari Edmond Guri ka folur në Euronews Albania lidhur me ngjarjen tragjike nga ku 33-vjeçari Erjon Pelivani u vra në Greqi, ngjarje kjo e ndodhur më 9 janar 2024.
33-vjeçari u ekzekutua nga kunati i tij, Fatmir Tarellari, pas pretendimeve të mbesës se ishte përdhunuar prej tij. Tarellari e qëlloi për vdekje, duke përdorur një pushkë gjuetie, pasi ishte bindur nga vajza e tij se 33-vjeçari kishte shantazhuar dhe abuzuar me të.
Një dëshmi e re e dhënë nga vajza e të pandehurit ka hedhur dritë mbi falsifikimin e mesazheve që çuan në tragjedinë. Në një seancë të zhvilluar të premten në Gjykatën e Larisës, 19-vjeçarja pranoi se kishte falsifikuar mesazhet tekstuale për të bindur të atin, se daja kishte abuzuar me të.
Gazetari tregon se gjatë procesit gjyqësor e gjithë dinamika e ngjarjes ka marë rrjedhë tjetër, nisur kjo nga faktet e autoriteteve përkatëse.
“Pohimi i 19-vjeçares që ka modifikuar mesazhet duke bindur të atin e saj të armatosej dhe ekzsekutojë 33-vjeçarin, kunnatin e tij, ka sjellë një dinamikë tjetër në procesin gjyqësor.
Nga ana tjetër, nga hetimet e policisë që kanë zhbllokuar tabulatët telefonikë nga autoritetet policore greke, vërtetojnë se nuk ka patur asnjë kontakt apo telefonatë me përmbajtje shantazhi apo tentativë seksuale të 33 vjeçarit me të miturën.
Është dhe bashkëshortja e 33 vjeçarit që ka pasur dyshime të forta por tashmë është e bindur se bashkëshorti ishte i pafajshëm duke u bazuar nga provat e deritanishme. Sipas saj është një zënkë mes 33 vjeçarit dhe 19 vjeçares, teksa bëri që kjo e fundit të ndryshonte mendje duke krijuar gjithë këtë proces më këtë përfundim.
Avokatja e babait të vajzave pretendon se nuk ka më manipulim të mesazheve dhe vërtet viktima ka përdhunuar dhe ushtruar dhunë ndaj të miturave, por duke marrë konfirmimin zyrtar të autoriteteve përkatëse greke që nuk ka patur komunikim telefonik tregon që diçka nuk është thënë në këtë çështje por pritet një raport mjeko ligjor nëse mund të verifikohet përdhunimi i vajzave në moshë të mitur.
Në pikëpytje mbetet arsyeja se pse 19 vjeçarja krijoi gjithë këtë zhvillim dhe bindi të atin e saj të vriste kunatin e tij.
Më tej Guri ka shpjeguar se si qëndron çështja e arrestimit të 19 vjeçares e cila me pohimin dhe deklaratat e saj, mund të çojë në akuza shumë të rënda pasi në këtë mes, gazetari thekson se ajo është një bashkëpunëtore.
“Për shkak të dinamikës, aktualisht vajza është në proces dhe do njihet shpejt me akuzat për shkak të manipulimit të mesazheve. Mund të cilësohet si ideatorja e ekzekutimit të 33 vjecarit që detyroi të atin të kryente këtë krim. Ajo quhet bashkëpunëtore dhe nëse kjo do të vërtetohet, akuzat do të jenë shumë të rënda qoftë për 19-vjeçaren ashtu edhe për babain e saj sepse është vrasje në bashkëpunim dhe me paramendim”, tha Edmond Guri.
LEXONI GJITHASHTU:
- Festa e beqarisë u kthye në makth, dënohet me 32 vite burg shqiptari në Greqi
- Gjendet i varur në serë në Greqi, nisin hetimet për vdekjen e shqiptarit