Festa e beqarisë u kthye në makth, dënohet me 32 vite burg shqiptari në Greqi
Gjykata e Athinës dënoi me 32 vite burg 38-vjeçarin shqiptar Nardi Idrizi alias Fatbardh Idrizi, 39 vjeç, i akuzuar për sulmin ndaj tre të rinjve grek në dhjetor te vitit 2023 në Gazi.
Tre të plagosurit, dy vëllezërit dhe shoku i tyre nga Malia, kanë pasur fatin të shmangin më të keqen, pasi autori ka hapur zjarr ndaj tyre, duke synuar drejtpërdrejt në kokë dhe duke qëlluar pas shpine, dhe kjo për shkak të një keqkuptimi të parëndësishëm.
Bie në sy se 38-vjeçari shqiptar ishte në kërkim për ngjarjen deri pak para nisjes së gjykimit, kur kishte informacione se ai do të dorëzohej, pas dëmshpërblimit financiar që u dha tre viktimave.
Megjithatë, sipas letrës së tyre drejtuar kryetarit të trupit gjykues, dy nga të plagosurit nuk mundën të merrnin pjesë në gjykim për arsye shërimi.
Gjatë procedurës, tre viktimat, edhe pse të kompensuara, nuk kanë qenë të pranishme, duke ua lënë vendimin gjyqësor gjyqtarëve kompetentë.
Përfundimisht, Gjykata me juri të përzierë vendosi një dënim total prej 32 vitesh burg për 39-vjeçarin shqiptar, nga të cilat 20 vjet duhet ti vuajë.
NGJARJA
Dy vëllezër nga Kreta, së bashku me shokun e tyre kishin ardhur për disa orë në Athinë për të festuar festën e beqarisë së njërit prej tyre. Teksa po ecnin në rrugë, ata debatuan me pasagjerët e një fouristrade.
Pak metra më poshtë mjeti ndaloi dhe prej tij zbriti shoferi bashkë me pasagjerin. Pasoi një përleshje dhe një nga personat që ndodhej në fouristradë hapi zjarr duke plagosur në kokë tre të rinjtë.
Pas ngjarjes policia shpalli në kërkim autorin kryesor, Nardi Idrizi, ndërsa arrestoi shokun e tij E.J, 35 vjeç.
Nardi Ismet Idrizi, 39 vjeç, lindur në Durrës dhe banues në Vlorë, njihet edhe si Fatbardh Idrizi.

LEXONI GJITHASHTU:
Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
- 14:29 Sulm vdekjeprurës në Odesa, shënjestrimi i cisternave ruse në Detin e Zi bëhet pika qendrore e përshkallëzimit të luftës
- 14:09 Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
- 14:06 Përshkallëzohet konflikti, SHBA sulmon Iranin për të gjashtën ditë radhazi, luftohet për Ngushticën e Hormuzit (VIDEO)
- 14:04 Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
- 13:39 Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!