“I qëllova me shpullë sepse…” – Flet shoku i shqiptarit që plagosi 3 të rinj

19 Dhjetor 2023 | 11:53

Mediat greke kanë zbardhur dëshminë e  një prej shqiptarëve që disa ditë më parë u përfshinë në një konflikt të armatosur me disa të rinj grekë, duke plagosur 3 prej tyre.

33-vjeçarit Emiliano Jakupi, i vetëdorëzuar pas plagosjes së tre të rinjve nga Kreta në Athinë, akuzohet për bashkëpunim në tentativën e vrasjes edhe pse vetëm ka qëlluar me shpullë një nga tre të plagosurit, para se shoku i tij t’i qëllonte me armë. Ndërkohë policia vazhdon kërkimet intensive për kapjen e 37-vjeçarit Nardi Idrizi alias Fatbardh Idrizi.

Në rrëfimin e tij në polici  Jakupi ka treguar se 37-vjeçarin e kishte takuar 7 muaj më parë në Athinë dhe prej asaj kohe ishin bërë miq. Ai ka rrëfyer se ditën e ngjarjes kishte qenë në makinë me të dhe aksidentalisht kishin lagur me ujë (pasi makina kishte rënë në gropë) grupin e të rinjve grekë.

“Njëri nga të rinjtë u kthye dhe i tha: “Çfarë po bën ore …”. Ai kishte një shishe në dorë dhe ia hedh. Xhami i makinës ishte ulur dhe 37-vjeçari u zemërua. Ndaloi xhipin dhe u ndalën edhe makinat e tjera që ishin pas nesh. Zbret poshtë dhe e pyet pse: “Kujt i the…ore”. Unë gjithashtu zbres në përpjekje për ta mbajtur. Pastaj një nga të rinjtë i tha në rregull nuk të thashë ti …. Ai thotë “Ok” dhe kthehet për të shkuar te makina. Në atë moment vijnë dy vëllezërit nga Kreta, më afrohen dhe më pështyjnë në fytyrë. Instinktivisht e godas me shuplakë dhe më pas djali tjetër e godet me grusht 37-vjeçarin.

Më pas gjërat kanë dalë jashtë kontrollit dhe 37-vjeçari ka nxjerrë një armë dhe i ka qëlluar. Nuk e dija që mbante armë me vete. Ai kthehet dhe më thotë. “Hip në makinë të ikim.” Isha i trembur. Nuk i thashë asgjë. Kisha ndjesinë se po t’i tregoja diçka, do më kthehej edhe mua. Sapo hipa në xhip, volla dhe gjithçka që i thashë ishte të shkonim në Polici të dorëzoheshim. Ai nuk po fliste. Ai vetëm tha: “Do të të çoj në shtëpi”. Më la dhe u zhduk. Sapo shkova në shtëpi, fillova të telefonoja avokatin tim. Biseduam dhe më në fund vendosa me të që të vija në Drejtorinë e Policisë dhe të dorëzohesha”, ka deklaruar ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Dy shqiptarë plagosin me armë 3 grekë, dyshohet të jenë arratisur në Shqipëri

Beleri dhe vetoja greke, Spiropali: Grindjet ballkanike të mos prekin integrimin

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026