Beleri dhe vetoja greke, Spiropali: Grindjet ballkanike të mos prekin integrimin

14 Dhjetor 2023 | 14:13

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ishte e ftuar këtë të enjte në Euronews Albania, ku foli në lidhje me situatën politike në vend.

Spiropali gjatë intervistës u ndal dhe te Samiti i BE-Ballkani Perëndimor, si dhe vetoja greke për çështjen Beleri.

Ajo theksoi se shpreson që Greqia nuk do ta përdorë një çështje bilaterale mes dy vendeve për të bllokuar proceset integruese nga Athina zyrtare.

Spiropali theksoi se çështja Beleri është një çështje që i përket gjykatave dhe nuk mund të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Nuk mund të komentoj as vendimet e prokurorive, as të gjykatave dhe as nuk jam drejtor burgu. Gjithmonë me Greqinë ne kemi patur marrëdhënien strategjike që kemi pasur dhe synojmë që edhe me Greqinë t’i thellojmë marrëdhëniet e bashkëpunimit. Shpresojmë që grindjet ballkanike nuk do ndërhyjnë në çështjet e integrimit europian. Shqipëria është sjellë në mes të Ballkanit si një vend europian. Ne sot e mot kemi kuadrin më të plotë sa i përket të drejtave të minoritetve, ne nuk kemi sot asnjë pengesë për qytetarët që i përkasin kombësive greke apo dhe kombësive të tjera të integrohen tërësisht në jetën e vendit. Nuk ka mendime personale këtu pasi janë çështje institucionale dhe ligjore. Ne shpresojmë që Greqia të mos kthehet në një pengesë të padrejtë për çështjet europiane të Shqipërisë. Jemi besimplotë që marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve nuk do hyjnë në procesin integrues”, tha Spiropali.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026