Tjetër bombardim rus në Ukrainë, Kellogg: Vendi të ndahet njësoj si Berlini në 1945
Një sulm rus ndaj qytetit të Samit, në Ukrainë, ka lënë të vrarë disa dhjetëra persona, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.
Ngjarja ka ndodhur në ditën e festës së krishterë që i paraprin Pashkës e ku shumë ukrainas u drejtohen kishave.
Sipas zyrtarëve vendas, edhe numri i të plagosurve është shumë i lartë dhe aktualisht llogaritet në mbi 80 persona.
Duke reaguar, presidenti Zelensky deklaroi se sulmi me raketa goditi rrugën e një qyteti të zakonshëm ku njerëzit jetojnë normalisht. Ai e etiketoi atentati si “të tmerrshëm” dhe theksoi se bota duhet të përgjigjet me vendosmëri.“Ajo që duhet është një qasje siç e meriton Rusia terroriste”, tha Zelensky.
Duke postuar në kanalin e tij në rrjetin “Telegram”, presidenti tha se negociatat e deritanishme mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë nuk i kanë ndalur sulmet e kësaj të fundit. Dhe faktikisht, deri tani bisedimet nën patronazhin e Uashingtonit kanë dështuar të çojnë drejt një armëpushimi konkret.
I dërguari i posaçëm i presidentit Trump për Ukrainën, gjenerali Keith Kellogg ka propozuar si zgjidhje opsionin që Ukraina të ndahet në dy zona, sipas shembullit të Berlinit, pas vitit 1945.
Por pas polemikave që shkaktoi, i përzgjedhuri nga shefi i Shtëpisë së Bardhë u detyrua të tërhiqej.
LEXONI GJITHASHTU:
25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij