“Çuçi më tha: Do jesh kandidat në Vlorë” Klevis Kaso: E ëndërroja Parlamentin por…

13 Prill 2025 | 19:48

Në Euronews Albania vjen rrëfimi i jetës se Klevis Kasos, basketbollistit që hoqi dorë nga sporti për të ndihmuar familjen në biznes.

Në rrëfimin e tij për emisionin “Profil” përball Greta Topjanës, Kaso ka treguar për pasionin mbi basketbollin, frikërat nga falimentimi në biznes deri te përfshirja në politikë.

Tashmë ai ka një tjetër sfidë, kandidaturën si deputet në qytetin e lindjes, në Vlorë…

“Kam marr detyrën për të qenë koordinatori i diasporës për qytetin e Vlorës dhe në 4 muaj, kemi bërë diasporën me shumë pasion. Kjo u duk nga drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Bledi Çuçi, ai më tha “me energjinë që të karakterizon, unë dhe kryeministri kemi menduar që ti të jesh në listën e hapur për qarkun e Vlorës”.

Realisht ishte një surprizë, nuk e prisja. Në fakt e kisha ëndërruar që do e kërkoja një ditë, por nuk e kisha menduar në këtë moment, mendoja se duhet të jepja akoma më shumë. E kisha ëndërruar parlamentin, por ka qenë një ëndërr që vinte dhe shkonte”,-tha Kaso.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta

Në ditën e pestë të protestës, organizatorët kanë prezantuar pankartën zyrtare të tubimit, ku shfaqet edhe adresa e faqes së tyre informuese, “ShqiperiaNukShitet.com”. Mesazhi i...
19:03 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
18:16 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026