Shehaj: Partia Mundësia, opozita e vërtetë. Do t’ua nxijmë jetën atyre që vjedhin
Në hapjen zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryetari Agron Shehaj ka deklaruar se Partia Mundësia është opozita e vërtetë në Shqipëri, opozitë me sistemin dhe me të kaluarën.
Shehaj paralajmëroi se pas 11 majit, grupi parlamentar i Partisë Mundësia do të zhvillojë një betejë të ashpër në Parlament kundër vjedhjes dhe varfërimit të qytetarëve.
“Ne do t’ua nxijmë jetën atyre që vjedhin popullin më të varfër në Evropë,” theksoi Shehaj.
Ai dha gjithashtu një paralajmërim për të gjithë numëruesit e votave në zgjedhjet e 11 majit, që të mos tentojnë të vjedhin votat e qytetarëve që mbështesin Partinë Mundësia.
“Dhe po ju jap fjalën: do ta ushtrojmë të drejtën tonë për të rinumëruar të paktën 10% të kutive të votimit.
Do të filmojmë të gjithë procesin e numërimit dhe do të çojmë në SPAK këdo që do të jetë përgjegjës për parregullsinë më të vogël.”
“Ne jemi opozita e vërtetë. Ne jemi opozita e sistemit. Ne jemi opozita e së kaluarës. Të gjithë ata që janë mbështetës të status quo-së i thonë shqiptarëve përditë se duhet të zgjedhin midis dy alternativave të vjetra, ose midis të vjetrës dhe koalicioneve të reja me zakonet e abuzimit dhe pazareve – njësoj si të vjetrit.
Ne jemi opozita e vërtetë. Çfarë kam bërë i vetëm në Parlament këto vite nuk është asgjë në krahasim me atë që do të bëjmë si grup parlamentar në Parlamentin e ardhshëm. Ne do t’ua nxijmë jetën atyre që vjedhin popullin më të varfër në Evropë.
Të dashur miq, mos dëgjoni mbështetësit e së vjetrës, të cilët duan t’ju bindin se vota juaj për të ardhmen do të shkojë dëm. Vota e vetme që humbet është ajo që jepet nga frika ose ajo që u jepet atyre që kanë mashtruar për 30 vjet. Vota që jepet për ndryshim, për të ardhmen tuaj dhe të fëmijëve tuaj, është vota më e vlefshme që mund të jepni.
Pasi hyn në kuti, vota juaj nuk mund të preket nga askush. Të gjithë ata që mendojnë se mund të fusin duart në kuti ose në numërim duhet të dinë se ligji na jep të drejtën të kërkojmë hapjen e çdo kutie.
Dhe po ju jap fjalën: do ta ushtrojmë të drejtën tonë për të rinumëruar të paktën 10% të kutive të votimit. Do të filmojmë të gjithë procesin e numërimit dhe do të çojmë në SPAK këdo që do të jetë përgjegjës për parregullsinë më të vogël.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë
I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)
Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë