“Dil jashtë, je shqiptar”- Kandidati për deputet: Si u paragjykova në Gjermani

13 Prill 2025 | 19:37

Në Euronews Albania vjen rrëfimi i jetës se Klevis Kasos, basketbollistit që hoqi dorë nga sporti për të ndihmuar familjen në biznes.

Në rrëfimin e tij për emisionin “Profil” përball Greta Topjanës, Kaso tregoi vështirësitë që hasi në biznesin e familjes dhe se si ia doli përmes shumë sfidave.

“Po ikja dhe vija e nuk kisha më fytyrë të dilja para familjes. Unë tre ditë isha në depresion. Shkoja pak te panairi, njerëzit nuk më pranonin, sepse donin marrëveshjet e mëdha që Shqipëria nuk i plotëson. Në një stendë në panair në gjhermani ishe një kompani shumë e madhe. Më pyetën nga je, kur u thash jam nga Shqipëria, më thanë dil jashtë! “Si të dal, dua të shikoj”,-ju përëgjigja, “Dil jashtë! Shqipëria nuk i plotëson kapacitetet e podhimit tonë”,-më thanë. Në ditën e fundit të panairit mua më kishin mbaruar edhe paratë dhe u futa në panair në nëj stendë turke, për të ngrënë fistiqe, ku piva dhe ujë. Atje u ula vetëm për të ngrënë, por komunikova me njerëzit në stendë aty dhe ishte një djalë, Selçuk”,-tha Kaso.

Ai zbuloi se takimi në stendën truke ishte si “llamba e Aladinit” për të dhe iu përkushtua biznesit të tapetave.

Por përveç biznesit, tashmë ai ka një tjetër sfidë, kandidaturën si deputet në qytetin e lindjes, në Vlorë…

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026