Igli Tare më pranë Milanit, nesër takimi për postin e drejtorit të ri sportiv

14 Prill 2025 | 10:58

Milani ende nuk e ka vendosur se kush do të jetë drejtori i ri sportiv i skuadrës, ndërsa bisedimet kanë vijuar me disa emra të njohur të kësaj fushe, mes tyre dhe Igli Tare. Disa ditë më parë u raportua se shqiptari nuk bindi drejtuesit dhe se gjithçka kishte marrë fund, por tanimë ngjarja ka marrë një tjetër rrjedhë, e Tare është favoriti kryesor për të marrë postin e drejtorit sportiv te “djajtë”.

Sky Sport ka konfirmuar orët e fundit se palët do të mbajnë një tjetër takim, që me gjasë është përfundimtari sa i përket çështjes së drejtorit sportiv, ku të pranishëm do të jenë Cardinale, Ibrahimovic dhe Tare. Fabio Paratici, që u duk se do të ishte personi që do të merrte detyrën, u fshi menjëherë nga lista, duke mos bindur drejtuesit, e si rrjedhojë emri i Igli Tares cilësohet tanimë si i duhuri për skuadrën.

Përvoja dhe sukseset e mëhershme të tij janë një pikë e fortë që vlerësohet në kampin kuqezi, e një transformim si ai i Lazios dëshirohet edhe në Milano, por natyrisht në përmasa më të mëdha: një ekip kompetitiv, me më pak shpenzime, por në fund të sezonit me trofe të fituar. E duket se për këtë plan, Tare është i duhuri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026