Rrëfimi i të mbijetuarit të dhunës seksuale gjatë luftës: Turpi nuk është i yni
“Vdekja për mua do të ishte paqe”, tha Ramadan Nishori, burri i parë që pranoi publikisht më 14 prill se është dhunuar seksualisht nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Në vitin 1998, në stacionin policor të Drenasit, Nishori, që atëbotë ishte ishte 22 vjeç, tha se u dhunua nga policët serb. Ai tha se një përvojë e tillë “nuk harrohet kurrë”, shkruan REL.
“Dy policë serbë më futën me forcë në një banjë dhe njëri prej tyre me dhunoi seksualisht. Të njëjtit më kërcënuan të mos tregojë asgjë për këtë krim”, rrëfeu ai.
Heshtja e dhimbja e ndoqën Nishorin për vite me radhë.
Në Ditën e të Mbijetuarave të Dhunës Seksuale gjatë Luftës në Kosovë më 14 prill, Nishori tha se nuk e ka harruar atë që ka përjetuar, “por nuk dua të mbetem rob i së kaluarës”.
“Nuk doja të dinte askush, sepse mendoja se do më paragjykonin, do të më bullizonin. Natën dilja fshehurazi nga shtëpia, qaja, bërtisja, dhe pastaj kthehesha. Turpi ishte më i rëndë se dhimbja”, kujtoi ai në një intervistë me psikologen e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Selvij Izeti.
I mbyllur në vetvete për shumë vite, Nishori u largua nga vendlindja dhe u vendos në Fushë Kosovë. Vetëm në vitin 2005, mori guximin që t’i tregonte bashkëshortes dhe tre fëmijëve të tij për dhunën me të cilën u përball më 1998.
“Pranimi dhe përkrahja nga familja më bëri të ndihesha më në fund një bashkëshort dhe baba i vërtetë”, u shpreh ai.
Nishori theksoi se ndihma profesionale që ka marrë nga QKRMT-ja ka qenë thelbësore në rrugën e tij drejt shërimit, duke u liruar nga traumat dhe që të jetojë pa frikë nga paragjykimet.
“Diku sot po na sheh një tjetër i mbijetuar i dhunës seksuale. E di se çfarë po kalon. Dua t’i them se ka shpresë dhe nuk duhet dorëzuar kurrë. Turpi nuk është i yni – turpi është i atyre që na e bënë”, tha ai.
Numri i saktë i personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-99, nuk dihet. Por, sipas një raporti të Qendrës Amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kjo shifër arrin deri në 20 mijë. Megjithatë, statusin ligjor si të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës e kanë marrë vetëm afër 2.000 persona.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës