Rama në “Sy m’sy”: BE kërkon të afrojë dikë si vetja, ajo ka besim te Shqipëria

15 Prill 2025 | 08:45

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe këtë të martë me rubrikën e tij “Sy m’sy” në rrjetet e tij sociale.

Nga bashkëbisedimi që zhvillon me qytetarët të cilët komentojnë, Rama foli për Bashkimin Evropian që e ka të nevojshëm zgjerimin e saj, por gjithashtu shprehet i bindur se BE beson tek Shqipëria.

“Kalendari i vendosur për mbylljen e negociatave përkon me të gjitha rrethanat e krijuara nga bashkimi i yjeve në kuptimin më të mirë të fjalës. BE është sot më e interesuar se kurrë për zgjerimin dhe sheh tek ne një aktor me besueshmëri të lartë, të respektuar dhe një protagonist të procesit të reformave në BP, pra bashkë me Malin e Zi një anëtar potencial. Është gjeopolitika ajo që ndikon në përshpejtimin e procesit, por ka edhe diçka tjetër, pavarësisht nevojës që ka BE sot për të zgjeruar radhët e veta, BE nuk të fal absolutisht asgjë në asnjë rrethanë për asnjë arsye. BE mund të jetë e padrejtë kur ti e meriton të hedhësh hapin tjetër e për arsye të brendshme të thotë jo, na e ka bërë ne, por BE nuk është bamirëse dhe kërkon që kë afron ta ketë si veten me standardet e veta”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte

Pas parashikimeve meteorologjike për përfshirjen e zonës së Vlorës nga fenomene të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës së premte, Bashkia Vlorë u ka bërë apel qytetarëve...
15:33 | 23/07/2026

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më...
15:19 | 23/07/2026

Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Parlament, aty ku po mbahet seanca e radhës plenare. Gjatë ditës së sotme nuk kanë munguar tensionet, si jashtë...
14:45 | 23/07/2026