Sulmi masiv rus, Trump fajëson Zelenskyn për fillimin e luftës
Donald Trump ka akuzuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për fillimin e luftës me Rusinë, një ditë pasi një sulm masiv rus në qytetin ukrainas të Sumy la të vrarë 35 persona dhe të plagosur 117 të tjerë.
Në një deklaratë, Trump theksoi se Zelensky dhe presidenti rus Vladimir Putin janë të dy përgjegjës për “miliona njerëz të vdekur” në luftën e vazhdueshme në Ukrainë. Ai shtoi se, nëse Joe Biden do të ishte “kompetent” dhe Zelensky do të kishte treguar aftësi të duhur, kjo luftë nuk do të kishte shpërthyer.
Trump u shpreh në një intervistë me presidentin e El Salvadorit, Nayib Bukele, duke kritikuar mënyrën se si Ukraina nisi luftën kundër një shteti që e kalon shumë herë në forcë ushtarake.
“Gabimi ishte lejimi i luftës. Ju nuk filloni një luftë kundër dikujt që është 20 herë madhësia juaj dhe pastaj shpresoni që njerëzit t’ju japin disa raketa,” tha Trump.
Komentet e tij vijnë pas një sulmi të rëndë rus në qytetin Sumy, që u konsiderua si sulmi më vdekjeprurës rus ndaj civilëve këtë vit, duke shkaktuar zemërim të gjerë ndërkombëtar.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëfehet e mbijetuara 12 vjecare nga termeti në Venezuelë: Gjeta nje shishe ketchup dhe pak djathë për të qëndruar e vetëdijshme
Të shtëna me armë në Gjermani, humbin jetën dy persona
Vidhen bizhuteri me vlerë rreth 4 milionë euro në muzeun ‘Lalique’ në Francë, nisin hetimet
- 11:55 Rama: Bizneset shqiptare duhet të përgatiten për tregun e BE-së, po vjen një transformim i pandalshëm
- 11:37 U arrestua 3 ditë më parë në Dhërmi, Gjykata e Vlorës cakton masën “arrest në burg” për Granit Pepnikën
- 11:30 ‘Karta Trump’, reagime dhe meme virale ndaj anulimit të diskutueshëm të kartonit të kuq të Balogun nga FIFA
- 11:14 Ish-ministri Oketa: Në kujtesën time, klubi Partizani ka pasur zero interes për Ministrinë e Mbrojtjes
- 11:06 Ulsi Manja i kërkoi PD-së të bashkojnë votat për t’i zgjatur mandatin SPAK, reagon Berisha
- 10:59 Kujdes nga e enjtja, rikthehet vala ekstreme e të nxehtit