Formohet komisioni për verifikimin e mandateve të deputetëve në Kosovë

15 Prill 2025 | 11:17

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka nisur këtë të martë. Gazetari i Euronews Albania, Kosovë Gjoci raporton se seanca po drejtohet nga Avni Dehari dhe Sala Jashari.

Mësohet se tashmë është formuar komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve. Artan Abrashi është zgjedhur kryetar i komisionit për verifikimin e mandateve nga LVV, Përparim Gruda nga PDK, Armend Zemaj nga LDK, Armend Zemaj, ndërkaq nga Time Kadriaj nga AAK-Nisma.

Në rend dite gjithashtu është betimi i deputetëve, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Megjithatë, gazetari shton se  mbetet e pa qartë nëse do të arrihet të zgjidhet kryetari, emrin e të cilit duhet ta propozojë Lëvizja Vetëvendosje, si parti që ka dal e para në zgjedhje, e për të cilin, kjo parti duhet t’i ketë 61 vota.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Kosova dhe Metohia janë pjesë e Serbisë, gjatë ceremonisë së promovimit të oficerëve të rinj të Forcave të...
19:30 | 25/07/2026

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026