Berisha i përgjigjet Ramës: Blinken është non-grata në vendin e tij
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu përgjigj deklaratës ironizuese të kryeministrit Edi Rama, se ‘nuk mund të kalojë oqeanin se është non grata’.
Berisha e krahasoi veten me presidentin amerikan, Donald Trump, sa i takon daljeve para mediave dhe gazetarëve, ndërsa foli më pas për Antony Blinken, i cili mbante postin e sekretarit amerikan të shtetit kur u kryedemokrati u shpall ‘non grata’.
Sali Berisha tha se tani “Blinken është non grata në vendin e tij”.
Berisha ka theksuar se çdo politikan, përfshirë Ramën, ka një detyrim elementar ndaj qytetarëve për t’u paraqitur dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Ai ka cituar presidentin amerikan, Donald Trump, për të shpjeguar se si një lider duhet të jetë i hapur dhe i gatshëm të komunikojë me mediat.
“Unë dhe ai dhe çdo politikan kemi detyrim elementar ndaj qytetarëve shqiptarë të paraqitemi para gazetarëve.
Pardje lexova një artikull, presidenti Donald Trump ishte paraqitur para gazetarëve dhe kishte komunikuar me gazetarët, në këtë hark kohor nga 20 janari gjer tani, 20 herë më shumë se pasardhësi i tij në 4 vite. E kuptoni ju se me këtë qëndrim anti-transparencë, anti-media, nuk ia vlen ta konsiderosh për asgjë.
Për sa i përket asaj që tha ai, unë them dy fjalë, se Antony Blinken sot është non-grata në vendin e tij dhe uroj të paraqitet para drejtësisë amerikane. I them gjithashtu se në qoftë se Blinken bëri një vizitë blic në Shqipëri, i paguar apo i papaguar, nuk di gjë, për t’i mbuluar skandalin e tmerrshëm McGonigal, kazani po zien. Ai skandal nuk mbyllet kurrë”, deklaroi kreu i PD-së, Sali Berisha.
Gjithashtu, këtë mëngjes, kryeministri Edi Rama e cilësoi një turp kombëtar ‘non gratën’ e Sali Berishës nga SHBA, konkretisht:
“Non grata-n e kam konsideruar turp të madh kombëtar, për të gjithë Shqipërinë dhe për mua. Sikur të mos kishte ndodhur do kishte qenë 100 herë më mirë, për të gjithë bashkë. Por kjo historia që do hiqej në janar, shkurt, mars e prill, ta shohim. Mos më qani hallin mua”.
LEXONI GJITHASHTU:
Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)
Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht