Skema kombëtare për mbështetjen e bujqësisë, blegtorët nisin aplikimet

15 Prill 2025 | 16:21

Ka nisur aplikimi për skemën kombëtare të mbështetjes së bujqësisë, ku fermerët kanë mundësi të përfitojnë prej saj.

Sipas blegtorëve të Qarkut të Korçës mbështetja që qeveria jep për ta nëpërmjet kësaj skeme nuk është e mjaftueshme.

Gentian Muco dhe Kasem Sardi janë dy nga blegtorët potenciale në Bashkinë e Maliqit të cilët kanë nga 300 kokë të imta. Si njëri dhe tjetri thonë se kjo mbështetje është minimale për ta.

“Vajtëm dje, nuk bëmë dot punë. Sot i kam bërë dokumentet e do aplikoj. Jo, për mua nuk janë të mjaftueshme. Janë shumë pak, sidomos me këtë punë që bëjmë ne. Në krahasim me vendet e tjera, ne nuk kemi kushte, i kam bërë me leket e mia”, thotë Muco.

“Unë kam 265 krerë. Nuk është e mjaftueshme. Të ishte pak më e lartë. Ka shumë shpenzime, qira e tokës, janë të gjitha. Duan të hanë ato. Por pak më lartë duhej”, shprehet Sardi.

Specialistja e Drejtorisë së Ekstensionist Bujqësor në rajonin e Korçës, Arjeta Kanari tha se këtë vit ndryshe nga herët e tjera skema ka disa ndryshime, ku u kërkohet aplikuesve disa dokumente shtesë

“Përftojnë blegtorët e bujqësia, bimët medicinal e nafta që ka numrin më të madh të aplikimeve. Një risi e këtij viti për skemën e naftës është dokument shtesë për gjithë dokumentet e pronësuese, kërkohen skicat që janë mbi një dynym dhe një faturë shitje pesticidesh, që do. E sjellë fermeri kur e siguron”, shpjegon Kanari.

Në qarkun e Korçës janë 200.000 krerë të imta, 25.000 gjedhë si dhe 40 mijë familje bletare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026