GJKKO shpall vendimin për inceneratorin e Tiranës, dënohet Lefter Koka dhe 6 zyrtarë

16 Prill 2025 | 14:09

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur këtë të mërkurë vendimin për çështjen penale që lidhet me inceneratorin e Tiranës, duke dënuar me 2 vite burg ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.

Koka u shpall fajtor për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Dënimi fillestar prej 3 vitesh iu ul në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Koka është tashmë i dënuar edhe për rastet e inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit.

Kujtojmë se për inceneratorin e Fierit, Lefter Koka është dënuar me 10 vite burg, të reduktuara në 6.8 vite me gjykim të shkurtuar.

Për inceneratorin e Elbasanit, ai është dënuar gjithashtu me 10 vite burg, me ulje në 6.8 vite, gjithashtu për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Në total, ish-ministri përballet me 15.6 vite burgim për tre çështjet penale që lidhen me aferën e inceneratorëve.

Gjithashtu u shpallën fajtorë dhe 6 të pandehur të tjerë të dosjes, kurse për të shtatin u shpall pafajësia.

Vendimet për të pandehurit e tjerë në dosjen e inceneratorit të Tiranës:

  • Namik Simixhiu – 3 vite burg, me gjykim të shkurtuar ulet në 2 vite; shuarje e masës së arrestit dhe ndalim për të mbajtur funksione publike.
  • Valbona Ballgjini – 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, dënimi konvertohet në shërbim prove sa dyfishi i mbetur i pjesës së dënimit; 5 vite ndalim nga funksionet publike.
  • Sidita Kopliku – 1 vit e 6 muaj burg, i reduktuar në 1 vit për shkak të gjykimit të shkurtuar; dënimi konvertohet në punë në dobi të komunitetit; ndalim për 5 vite nga funksionet publike.
  • Fatjon Murati – 3 vite burg, me gjykim të shkurtuar ulet në 2 vite; 5 vite ndalim nga funksionet publike.
  • Taulant Tushe – Dënohet me 3 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2 vite.
  •  Bledar Karoli – Dënohet me 3 vite burg, 2 vite me gjykim të shkurtuar.
  • Jetmir Llapaj – Shpallet i pafajshëm.

Procesi u drejtua nga trupa gjykuese me kryesuese gjyqtaren Elsa Ulliri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026