Vrasja e Jan Prengës, dëshmon kopshtari: Pashë të vdekurin, e nxorën nga makina
Festim Bexhdili, kopshtari i kompleksit “Golden Resort” në Shijak ku dyshohet se u soll i vrarë pasi u rrëmbye Jan Prenga ka dëshmuar të mërkurën në procesin gjyqësore ndaj të pandehurve lidhur me këtë krim Dritan Rexhepit dhe Gentian Doçit.
Ai rrëfeu se kishte parë trupin e një njeriu të vdekur të cilën e sollën ne garazhin e kompleksit 4 persona të armatosur të cilët nuk i kishte parë kurrë por nga e folura dukeshin si nga Veriu.
“Isha duke pastruar pishinën, kur erdhi një Range Rover i bardhë dhe u fut tek garazhi. Shkova t’i pyesja. Ishin 4 veta të armatosur. Nuk i njihja. Më kërkuan ujë dhe ju dërgova. Isha i frikësuar. Më thanë “ka vdekur njëri”. Më thanë ta kalojmë nga makina në makinë. Isha shumë i trembur, nga armët e tyre edhe se pashë një të vdekur. E kaluam nga Range në një Fiat Doblo, që e përdornim për furnizimet në kompleks. E zhvendosëm trupin. Fytyrat i kishin zbuluar, por nuk i kujtoj. Njëri kishte tatuazhe. Pastaj më kërkuan edhe një kazmë e një lopatë. Nga gjuha mu dukën si nga veriu. Aty erdhi pastaj Altin Hajri. Ai i shau dhe ju tha “ç’doni këtu, po na merrni në qafë”. Ju kërkoi të ikin shpejt. Nuk e di ç’bëri Altini pastaj. Nuk e di për çfarë i deshën kazmën e lopatën. Jua dhashë dhe ata i futën ne makinë. Pasi ata ikën unë shkova në shtëpi në Kavajë”, deshmoi ai.
SPAK dyshon se Bexhdili ka dijeni ku eshte fshehur apo asgjesuar trupi i Jan Prenges por ai e ka mohuar nje gje te tille.
Per vrasjen e Jan Prenges akuzohet dhe po gjykohet veçmas edhe Altin Hajri, i cili u ekspozua dhe ne dosjen e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja.
Javën tjetër më datë 23 prill pritet të dëshmojë për herë të parë mbi akuzat edhe Dritan Rexhepi.
LEXONI GJITHASHTU:
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës