Mavros analizon shqetësimet e shqiptarëve: Çfarë duhet të ndryshojë Rama e Berisha
Presidenti i MRB, Dimitris Mavros analizoi gjetjet e Barometrit në Euronews Albania lidhur me tre problemet kryesore që shqetësojnë qytetarët e Tiranës në matjet e dyta politike para zgjedhjeve të 11 majit.
Çmimet e larta, korrupsioni dhe kostoja e jetesës rezultojnë problemet kryesore dhe këto sipas tij, janë probleme të lidhura drejtpërdrejtë me votën aktuale që do të kemi në 11 maj.
Nisur nga të dhënat sipas tij, Berisha duhet të bëjë diçka për arsimim dhe emigracionin se ka mungesë të mbështetjes së grave dhe moshës 55-64 vjeç, ndërsa Rama ka probleme me meshkujt, problemi kryesor i të cilëve është korrupsioni dhe moshën 25-34 vjeç ku problemet janë siguria dhe arsimi.
“Tre problemet e para janë shumë të rëndësishme për të përkufizuar qëllimin për votim apo votën aktuale që do të kemi në 11 maj, janë të gjitha çështje praktike dhe çfarë mund të shtojmë këtu që ishte për pyetjen e parë, sa të lidhura apo të ndryshme janë kostoja e jetesës me çmimet e larta dhe flasim për çmimet aktuale të mallrave, ndërsa kostoja e jetesës është më e përgjithshme dhe lidhet me shpenzimet totale të jetesës, përfshihen edhe shërbimet. Ndaj kostoja e jetesës lidhet më shumë me nivelin e të ardhurave, mendoj se herën tjetër mund ta ndryshojmë shprehjen kosto e jetesës në niveli i të ardhurave. Nëse flasim si lidhet vota me problemin, duhet të themi se Berisha duhet të bëjë diçka për arsimim dhe emigracionin se ka mungesë të mbështetjes së grave dhe moshës 55-64 vjeç nga ana tjetër Rama ka probleme me meshkujt, problemi kryesor i të cilëve është korrupsioni dhe moshën 25-34 vjeç ku problemet janë siguria dhe arsimi”, tha Mavros.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje