Lufta në Ukrainë: SHBA do të zhvillojë bisedime me evropianët
Sot, një delegacion i Shteteve të Bashkuara, i udhëhequr nga dërguari i posaçëm i Donald Trump, Steve Witkoff, dhe kryediplomati Marco Rubio, do të zhvillojë bisedime të rëndësishme me homologët evropianë në Paris për të diskutuar përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Takimi, i cili do të përfshijë gjithashtu Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, shënon një angazhim të lartë transatlantik për paqen që nga fillimi i konfliktit.
Këto bisedime janë të një rëndësie të veçantë pasi muajt e fundit qeveria amerikane ka qenë më e kujdesshme në konsulimet me aleatët evropianë. Takimi i sotëm do të shërbejë si një mundësi për të riafirmuar bashkëpunimin dhe për të diskutuar strategjitë për përfundimin e luftës. Witkoff dhe Rubio do të takohen me presidentin francez Emmanuel Macron dhe ekipin e tij për të diskutuar planet e ardhshme.
Pas kësaj, Sekretari i Shtetit amerikan do të zhvillojë një tjetër raund bisedimesh me Lammy dhe homologët francezë e gjermanë. Pjesëmarrësit e takimit do të përfshijnë gjithashtu këshilltarët e sigurisë kombëtare të shteteve evropiane. Fokus i bisedimeve do të jetë mënyra më e efektshme për të ndalur luftimeve dhe për të rivendosur paqen në Ukrainë.
Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka konfirmuar se Witkoff do të raportojë për takimin e tij të mëparshëm me presidentin rus Vladimir Putin, që ndodhi javën e kaluar. Ndërkohë, diplomatët evropianë kanë theksuar se do të kërkojnë nga SHBA të ushtrojnë më shumë presion ndaj Rusisë për të pranuar një armëpushim pa kushte, duke përdorur një strategji më të ashpër ndaj Kremlinit.
“Ne duam që SHBA të përdorin pak më shumë shkop,” tha një zyrtar evropian, duke nënkuptuar nevojën për një qasje më të fortë për të shtyrë Rusinë drejt një marrëveshjeje të paqes.
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:05 Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)