Sulmi në Banjskë, të akuzuarit dalin sot para gjykatës
Ditën e sotme në Gjykatën Themelore të Prishtinës, do të mbahet seanca e parë për rastin e sulmit në Banjskë, kundër të akuzuarve Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq.
Sulmi, i ndodhur në shtator të vitit 2023 në Zveçan, përfshiu një grup të armatosur serbësh që sulmoi Policinë e Kosovës, duke shkaktuar vdekjen e policit Afrim Bunjaku. Në përballjen me armë që pasoi, tre nga sulmuesit humbën jetën.
Në shtator të vitit 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 45 personave, duke i akuzuar ata për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të rënda penale. Shumica e të akuzuarve, përfshirë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe dhe i konsideruar si përgjegjës për sulmin, ndodhen në arrati, shumica e tyre në Serbi.
Në seancën përgatitore të 9 tetorit 2024, Prokuroria kërkoi që gjykimi të fillonte edhe për të akuzuarit që nuk ndodhen në Kosovë. Megjithatë, avokatët mbrojtës argumentuan se sipas ligjeve të Kosovës, diçka e tillë nuk është e lejuar, duke i detyruar gjyqtarin Arben Hoti të kërkonte mendimin e Gjykatës Supreme për interpretimin e ligjit. Deri tani, nuk është marrë ende një vendim për këtë çështje.
Në seancën përgatitore, dy të akuzuarit, Vlladimir Tolliq dhe Bllagoje Spasojeviq, refuzuan të deklarohen për fajësinë, ndërsa Dushan Maksimoviq u deklarua i pafajshëm. Përgjegjësinë për sulmin e armatosur e mori Millan Radoiçiq, i cili është një figurë e njohur politike serbe dhe ka lidhje të ngushta me Beogradin.
Pjesëtarët e grupit të armatosur që morën pjesë në sulm, besohet se ndodhen të lirë në Serbi, duke i shtuar kompleksitetin e hetimeve dhe procesit gjyqësor.
Ky rast mbetet një nga më të rëndësishmit për sigurinë dhe stabilitetin në rajon, duke pasur parasysh natyrën e rëndë të akuzave dhe përfshirjen e individëve me lidhje të drejtpërdrejta me strukturat politike të Serbisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)