U bllokuan në kanionet e Nivicës, policia: 7 turistët spanjollë u lokalizuan me dron

17 Prill 2025 | 08:45

Më 16 prill 2025, shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses në Tepelenë i dhanë ndihmë 7 turistëve spanjollë që ishin bllokuar në kanionin e Nivicës, gjatë një eksplorimi të zonës.

Turistët, të cilët po zbrisnin me litar në thellësinë e kanionit të Nivicës, hasën vështirësi të mëdha për shkak të terrenit të pamundur dhe të rrezikshëm.

Pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe shërbimet zjarrfikëse reaguan menjëherë, duke nisur një operacion kërkim-shpëtimi. Fillimisht, ata përdorën dronë për të monitoruar zonën dhe për të lokalizuar vendndodhjen e turistëve të bllokuar. Pavarësisht kushteve të vështira, pas disa orësh përpjekjesh, shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësve, arritën të nxjerrin turistët nga terreni i rrezikshëm.

Turistët spanjollë, të cilët ishin në gjendje të mirë shëndetësore, u transportuan në një bujtinë në fshatin Dukaj, ku u akomoduan dhe morën ndihmën e nevojshme. Ata falënderuan shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësve për përkushtimin dhe ndihmën e ofruar shpejt.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026