Plagosi me thikë një person gjatë sherrit ne Milot, arrestohet autori i dyshuar

17 Prill 2025 | 14:05

Policia e Shtetit ka arrestuar një person për plagosjen e ndodhur të mërkurën në Milot, ndërsa ka proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe të plagosurin.

Në njoftimin zyrtar, policia sqaron se është arrestuar shtetasi K. K., i përfshirë në konflikt, pasi dyshohet se gjatë sherrit të çastit ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin A. A., si dhe i ka thyer xhamin e automjetit.

Gjithashtu, policia ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për shtetasin A. A., i cili është i plagosuri, pasi dyshohet se ka dhënë deklarim të rremë lidhur me rrethanat e konfliktit.

Po ashtu, janë proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasit E. K. dhe G. K., të cilët rezultojnë të përfshirë në sherrin që degjeneroi në dhunë.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi të mërkurën në Milot, ku si pasojë e një konflikti të çastit mbeti i plagosur me thikë një person.

Në sherrin e përfshirë ishin katër persona, dy prej të cilëve janë vëllezër.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026