Konstituimi i Kuvendit dështoi, kreu i LDK-së: Ndërprerja e seancës, shkelje e rëndë

17 Prill 2025 | 14:13

Ka dështuar për të dytën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, dha një deklaratë për media teksa shprehet i mendimit se ndërprerja e seancës ishte një veprim padrejtë.

Abdixhiku thekson se kjo ishte kundër praktikës kushtetuese dhe kryesuesi i seancës konstituive kishte kushte të mjaftueshme për votim të raportit të komisionit verifikues.

“Qytetarët e Kosovës tashmë e kanë shumë të qartë se kush janë bllokuesit e vërtetë të seancës konstituive. Kryesuesi që rastisi të jetë më i vjetri në moshë, nga partia e parë, pa të drejtë, kundër praktikës kushtetuese, kundër rregullores së kuvendit, ndërpreu seancën e sotme. Ndonëse kishte kuorum të mjaftueshëm dhe kushte për votim të raportit të komisionit verifikues. Është për keqardhje kjo praktikë e re bllokuese e kushtetutshmërisë së Republikës së Kosovës…Kjo shkelje e rëndë, praktikë e pazakontë është sjellje e mbrapsht politike për të cilën nuk kemi arsyetime. Por, gjithsesi do të mblidhemi pas 48 orëve për të shprehur sërish qëndrimin tonë të njëjtë të Lidhjes Demokratike të Kosovës…Kishte kushte për votim, do të duhej të votohej”, tha Abdixhiku.

Edhe sot, njëjtë si dy ditë më parë, seanca konstituive u ndërpre e cila në rend të parë do të duhej të kalojë raportin e komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandatit të deputetëve. Seanca është njoftuar se do të mblidhet sërish me datë 19 prill.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026

Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, KGjK është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, pasi dy gjyqtarë e kane bojkotuar lëshuar takimin. Fillimisht, është...
14:08 | 24/07/2026