Autorët mund të kenë ngatërruar shënjestër, pistat e atentatit me 4 të plagosur

18 Prill 2025 | 09:15

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me 4 të plagosur mbrëmjen e së enjtes në kryeqytet.

Gazetarja Sara Demushi raportoi se dy kushërinjtë, shoku i tyre dhe shoferi i familjes kanë qenë në Pjezë të Shijakut duke festuar ditëlindjen e 11-vjeçarit.

Mësohet se autorët dyshohet se ishin 3 persona dhe udhëtonin me një automjet tip fuoristradë, të cilët pas ngjarjes kanë ikur në drejtim të paditur.

Ata e kanë ndjekur mjetin tip G-Class që nga rrethrrotullimi i Shkozës dhe kanë hapur zjarr drejt tyre në zonën e Tregut Agroushqimor, duke i ndjekur deri në afërsi të një qendre tregtare në Lundër.

Hetuesit ende nuk kanë një pistë konkrete për këtë ngjarje të rëndë, por dyshohet që autorët mund të kenë ngatërruar edhe shënjestër pa e ditur se cilat persona po udhëtonin brenda në automjetin G-Class që e kishin nën shënjestrën e tyre.

Hetuesit kanë marrë deklarimet e para të të rinjve të plagosur pas ngjarjes të cilët te tronditur kanë deklaruar se nuk kanë asnjë konflikt dhe po ashtu edhe ditën e djeshme nuk kanë pasur asnjë sherr.

Të rinjtë nuk kanë asnjë precedent, po ashtu edhe shoferi i tyre nuk ka asnjë precedent dhe asnjë konflikt.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026