SHBA dhe Irani bien dakord për raundin e tretë të bisedimeve bërthamore
Negociatorët iranianë dhe amerikanë kanë rënë dakord që të mbajnë rundin e tretë të bisedimeve lidhur me ambiciet bërthamore të Iranit, një sinjal pozitiv mes mesazheve të përziera që ka dhënë Shtëpia e Bardhë lidhur me një veprim të mundshëm ushtarak dhe kërkesa të reja për Teheranin.
Takimi i 19 prillit u zhvillua një javë pasi dy palët u takuan në Oman, që ishte takimi i parë i nivelit të lartë i zhvilluar pas shumë vitesh mes Uashingtonit dhe Teheranit.
I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, dhe ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, udhëhoqën delegacionet e tyre në bisedimet në Romë.
SHBA-ja ende nuk është deklaruar për rezultatin e bisedimeve në Romë.
Por, ministri i Jashtëm iranian tha se dy palët u pajtuan që të takohen sërish më 26 prill në Oman.
“Besoj se negociatat teknike në nivel ekspertësh do të nisin në Oman më 23 prill, dhe të shtunën e ardhshme do të takohemi në Oman për të rishikuar rezultatet e punës së ekspertëve dhe do të shohim se sa afër jemi të një marrëveshjeje në parim”, tha Araqchi.
Ndërkohë, sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u shpreh se shpreson që bisedimet me Iranin të jenë “të frytshme.”
“Të gjithë do të preferonim një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme”, tha ai pas takimeve në Paris.
LEXONI GJITHASHTU:
Arrestohet komediani turk, akuzohet për fyerje të Islamit dhe presidentit Erdogan
Skena kaosi në supermarketet e Francës! Njerëzit përleshen për kondicionerë, shkak vala e të nxehtit (VIDEO)
Kuba thotë se nuk ka frikë nga një konflikt i mundshëm me SHBA-në
- 13:58 Shkodër, arrestohet 16-vjeçari për grabitjen me armë të turistëve gjermanë, 1 në kërkim
- 13:50 Arrestohet komediani turk, akuzohet për fyerje të Islamit dhe presidentit Erdogan
- 13:46 Skena kaosi në supermarketet e Francës! Njerëzit përleshen për kondicionerë, shkak vala e të nxehtit (VIDEO)
- 13:25 Rama nga inagurimi i Shkollës Kombëtare të Fluturimit: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës
- 13:17 Mungon avokati mbrojtës, shtyhet seanca e Erion Veliajt në Gjykatën Administrative
- 13:16 Klopp pranon ofertën, Gjermania drejt një kapitulli të ri