Deputetja e LDK-së: LVV-ja ka shkelur rregulloren e Kuvendit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha se Lëvizja Vetëvendosje e ka shkelur rregulloren e Kuvendit.
Sipas saj, kjo parti është dashur të procedojë me emrin e propozuar për kryeparlamentar dhe pastaj me votim.
“Në kuvend sapo u konstatua që u shkel edhe një herë rregullorja e Kuvendit, për faktin se ishim në një proces të votimit. Ish dashur që të procedohet me emër dhe pastaj me votim”, deklaroi Bajrami.
Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar arritjen e një marrëveshje politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Në vazhdimin e seancës konstituive, deputeti i zgjedhur, njëherësh nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca tha se ata propozojnë sërish për kryetare të Kuvendit, deputeten Albulena Haxhiu. Mirëpo meqë e njëjta nuk ka marrë votat në seancën e kaluar, ai tha se zgjedhja e saj pa marrëveshje politike nuk duhet të hidhet sërish në votim.
Pas kësaj, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ndërpreu seancën e sotme dhe u vendos që seanca të vazhdojë të mërkurën në orën 10:00.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 12:23 Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore
- 12:14 Legjenda holandeze Van Bommel emërohet trajneri i ri i Belgjikës
- 11:57 U kapën në lokal me armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Në pranga 3 persona në Shkodër
- 11:39 Antonio Guterres takon Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa, vizita e parë zyrtare e një shefi të OKB-së në 17 vjet
- 11:12 Plagosi me thikë kushëririn pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 60-vjeçari në Lushnje
- 11:06 Dyshohet se spiunonte për një vend të huaj, policia belge arreston praktikante e NATO-s