Aksidenti në Tunelin e Murrizit, reagon policia: 3 të plagosur, u devijua qarkullimi

21 Prill 2025 | 21:57

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16:40, në Tunelin e Murrizit, ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur mes një automjeti të drejtuar nga një shtetas italian me inicialet F.T. dhe një automjeti tjetër të drejtuar nga shtetasi shqiptar A.K.

“Si pasojë e përplasjes, tre pasagjerë kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore. Të dy drejtuesit e mjeteve janë testuar për alkool, dhe kanë rezultuar negativë me 00 mg/l”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas ngjarjes, qarkullimi i automjeteve në tunel ka qenë i bllokuar për disa kohë, ndërsa policia ka ndërmarrë masa për devijimin e trafikut nga Bypass-i i Murrizit.

Në vendngjarje janë nisur edhe disa ambulanca për të transportuar të plagosurit në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

Kostoja e jetesës dhe çmimet e larta janë kthyer në shqetësimin kryesor ekonomik për shqiptarët, në një kohë kur 57% e të anketuarve deklarojnë se...
18:10 | 23/07/2026

“Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar

Ashtu si Bashkia e Vlorës, edhe Bashkia e Himarës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e pritshëm të kushteve atmosferike gjatë ditës së premte....
18:04 | 23/07/2026

Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik

Me 78 vota pro, Ismail Shehu u zgjodh sot nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik. Në votimin e kandidaturës së Shehut pati...
17:47 | 23/07/2026