Hapet tuneli i Murrizit, i pranishëm kryeministri Rama

14 Mars 2025 | 15:53

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të premte në hapjen e tunelit të Murrizit në Dibër.

Hapja e tunelit të Murrizit e bën të aksesueshme edhe të gjithë rrugën e Arbrit. Tuneli është i gjatë 3.7 kilometra dhe do të shkurtojë distancën mes Dibrës dhe Tiranës në vetëm 2 orë. Për pak javë pritet të mbyllet edhe segmenti Maqellarë -Peshkopi.

Rama ka theksuar një ditë më parë se rruga e Arbrit është ndërtuar me PPP ndaj shpenzimet në buxhetin e shtetit janë minimale. Kreu i qeverisë shtoi se sa të jetë në pushtet Rruga e Arbrit nuk do ketë taksë.

“Rruga e Arbrit sa të jem unë nuk do ketë taksë, sa të jem unë, më prapa shihni e bëni, është ndërtuar me PPP dhe shpenzimet në buxhet janë minimale. Rruga e Arbrit plumb pushke nga Tirana në Dibër”, ka thënë Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar këtë të enjte në ambientet e Poliklinikës në qytetin e Shkodrës. Policia bën me dije...
17:09 | 16/07/2026

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026