Prokuroria Fier dërgon në gjyq 1 shtetas që votoi 2 herë në zgjedhjet vendore

22 Prill 2025 | 11:39

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasin H.Gj për veprën penale ‘Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar’.

Përmes një njoftimi prokuroria bën me dije se ka marrë të pandehur shtetasin H.Gj., dhe ka kërkuar dërgimin e çështjes në gjyq, pasi u provua se, në zgjedhjet e pjesshme vendore në Bashkinë Lushnjë të zhvilluara në datën 06.03.2022, i pandehuri H.Gj. ka votuar dy herë në qendrën e votimit ZAZ 54 Dushk, Bashkia Lushnjë.

“Nga procesi i kryqëzimit të të dhënave të pajisjes elektronike të identifikimit të zgjedhësve (PEI), të vendosur në çdo Qendër Votimi të Republikës së Shqipërisë, ka rezultuar se, i pandehuri ka votuar herën e parë si komisioner i KQV në QV 2818, ZAZ 54, Dushk, bazuar në nenin 58 të Kodit Zgjedhor, dhe herën e dytë në QV 2817, ZAZ 54, Dushk, si banor”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta kundër projektit në Zvërnec, babai i Martin Canit i bashkohet tubimit (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026

Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të enjte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti...
18:48 | 04/06/2026