Agjentë të BKH dhe Operacionalja goditen fizikisht nga disa persona në Fier
Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Fier, ku hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Forca të Operacionale të Policisë raportohet se janë përfshirë në një përplasje fizike me disa të afërm të Agron Kapllanaj.
Motivi dhe dinamika e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Policia e Fierit ka publikuar një version të ngjarjes, ku thuhet se incidenti ka ndodhur rreth orës 19:20 të mbrëmjes, në aksin rrugor Fier- Patos. Sipas njoftimit të policisë, shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur nga disa persona gjatë kryerjes së detyrës, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprime të mëtejshme.
Policia e Fierit ka njoftuar gjithashtu se të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale po kryhen nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
Vetë Kapllanaj në reagimin e tij shpjegoi se persona të paidentifikuar u paraqitën në parkimin e kompanisë së tij në Fier duke kryer filmime me dronë me pretendimin se ishin duke filmuar tokat aty pranë
Ai pretendon se, personat e paidentifikuar u sinjalizuan nga punonjësit e kompanisë dhe të afërmit e tij të largoheshin.
LEXONI GJITHASHTU:
Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 10:18 Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
- 10:12 Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi
- 10:03 Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë
- 10:02 Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore
- 09:59 TikTok nën hetim në Britani, shkak dyshimet për sigurinë e fëmijëve në platformë
- 09:48 Pickford harroi shishen e ujit në fushë, reagimi i lojtarëve të Argjentinës pasi gjetën shënimet sekrete për penalltitë (VIDEO)