I iku policisë gjatë aksionit antidrogë në Lezhë, kapet në taksi në Tiranë i riu

22 Prill 2025 | 11:41

Policia ka arrestuar në Tiranë një 36-vjeçar të shpallur në kërkim, i dyshuar si pjesë e një grupi kriminal që vepronte në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në qarkun e Lezhës.

Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit të koduar “Vakumi”, që vijon prej disa ditësh me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Arrestimi i 36-vjeçarit u bë ndërkohë që ai udhëtonte me një taksi në kryeqytet.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se pesë ditë më parë, në fshatin Balldre, në bashkëpunim me një tjetër shtetas, D. N., i arrestuar në flagrancë, po transportonte rreth 34 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa.

Sipas Policisë, gjatë ndërhyrjes së uniformave blu në momentin e ngarkesës, 36-vjeçari ka përfituar nga errësira dhe njohja e terrenit për t’iu shmangur arrestimit, por hetimet e mëtejshme dhe inteligjenca informative bënë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e tij.

“Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Vakumi”, kanë bashkëpunuar me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, për lokalizimin dhe kapjen e tij. Si rezultat, u kap në Tiranë ndërkohë që udhëtonte me taksi dhe u vu në pranga shtetasi: M. N., 36 vjeç, banues në Lezhë”, njoftoi policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026