SPAK shpjegim për qytetarët: Cilat janë krimet zgjedhore që hetohen nga ne

22 Prill 2025 | 15:15

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka publikuar një sqarim të detajuar për qytetarët në lidhje me kompetencat dhe mënyrën se si vepron kjo strukturë në hetimin e krimeve zgjedhore. Sipas shpjegimit të bërë publik në faqen zyrtare të SPAK, veprat penale të lidhura me procesin zgjedhor janë të shumta dhe të parashikuara qartë në Kodin Penal. Ato përfshijnë pengimin e subjekteve zgjedhore, falsifikimin apo dëmtimin e materialeve zgjedhore, shkeljen e fshehtësisë së votimit, votimin më shumë se një herë ose pa u identifikuar, korrupsionin aktiv dhe pasiv në zgjedhje, përdorimin e funksionit publik për qëllime politike, kanosjen apo dhunën ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje, pengimin e zgjedhësit, braktisjen e detyrës nga anëtarët e komisioneve, shkeljen e së drejtës së zgjedhjes, përdorimin e paligjshëm të dokumenteve të identifikimit, si dhe shpërdorimin e autoritetit ushtarak apo policor.

SPAK ka kompetencë të drejtpërdrejtë për të hetuar krimet zgjedhore në rastet kur ato përfshijnë korrupsionin aktiv dhe pasiv. Në rastin e korrupsionit aktiv, bëhet fjalë për dhënien e të hollave, pasurive apo favoreve të tjera për qytetarë apo persona të lidhur me ta, me qëllim ndikimin në procesin zgjedhor, siç është mbledhja e firmave, votimi në një mënyrë të caktuar, pjesëmarrja apo jo në votime, apo mbështetja për një kandidat apo subjekt politik. Ndërsa në korrupsionin pasiv, bëhet fjalë për raste kur qytetarët pranojnë apo kërkojnë përfitime materiale në këmbim të mbështetjes zgjedhore. Të dy këto vepra parashikojnë dënim me burgim nga 1 deri në 5 vjet.

Kompetenca e SPAK zgjerohet nëse këto krime kryhen nga zyrtarë të lartë publikë, nga organizata kriminale, grupe të strukturuara kriminale, banda të armatosura apo organizata terroriste. Ndër zyrtarët që mund të hetohen nga SPAK për krime zgjedhore përfshihen Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, ministrat dhe zëvendësministrat, deputetët, kryetarët e bashkive, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë, Prokurori i Përgjithshëm, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, anëtarët e KLGJ dhe KLP, si dhe drejtues të institucioneve shtetërore qendrore apo të pavarura.

Qytetarët që dëshirojnë të denoncojnë një krim zgjedhor mund ta bëjnë këtë përmes tre mënyrave: me kallëzim penal me shkrim të dorëzuar në SPAK apo përmes postës, me kallëzim me gojë pranë policisë gjyqësore në vendin ku është kryer vepra, ose përmes platformës së dedikuar në faqen zyrtare të SPAK, ku garantohet anonimiteti dhe ofrohet mundësia për të ngarkuar dokumente apo materiale audio/vizive.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026