“Polifonia shqiptare po tjetërsohet”, ekspertët kërkojnë ditë të veçantë në kalendar

22 Prill 2025 | 17:25

Polifonia shqiptare e cila është vlerësuar si kryevepër e pasurisë së njerëzimit dhe që mbrohet nga UNESCO është kthyer në temë diskutimi nga ekspertët.

Me rastin e 30-vjetorit të krijimit të saj, Shoqata Kulturore-Artistike “Bylis”, në bashkëpunim me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore organizoi një aktivitet kulturor, ku specialistët ngritën shqetësimin për faktin se polifonia shqiptare është e regjistruar  ‘iso-polifoni’, dhe sipas tyre kjo është e gabuar.

“Gjithë këto aktivitete janë shoqëruar me kritika shkencore ndaj prirjeve joshkencore e jokombëtare, për të degraduar vlerat e isopolifonisë në këtë tranzicion të zgjatur me prurjet turbo- folk e tallava, e deri te ndryshimi i identitetit nga polifoni shqiptare në isopolifoni, me qëllimin e keq për të marrë autorësinë dhe për të shkelur rëndë mbi etnicitetin e kësaj kulture frymore dhe shpirtërore shqiptare. Nëse nuk do të luftojmë fort, kjo pasuri do të mbetet e prejardhur nga sirenat e kishës bizantine greke, gjë që e ardhmja nuk do të na e falë kurrë”, tha Yzeir Llanaj kryetar i shoqatës “Polifonia shqiptare”.

Muzikanti Zhani Ciko, i cili është edhe nënkryetar i shoqatës “Polifonia shqiptare” dhe drejtor artistik i Festivalit “Bylis Polifonia” propozoi që të caktohet një ditë, që të jetë dita e polifonisë.

“Duhet më shumë përkrahje edhe nga organet e tjera. Duhet të propozojmë që për polifoninë shqiptare të caktohet një ditë, që të jetë dita e polifonisë. Nismën mund ta marrë dhe Ansambli dhe ky takim mund të bëhet iniciues i procedurave, për të pasur në kalendarin tonë ditën e polifonisë shqiptare.”, shprehet Ciko.

Në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit u promovua edhe Simpoziumi i Nëntë Shkencor, i cili trajton dhe ruan pasuritë e trashëgimisë sonë kulturore. Po ashtu, u prezantua dhe u diskutua për Festivalin Ndërkombëtar “Bylis Polifonia”, një ngjarje që synon të mbledhë rreth vetes artistë dhe grupe polifonike nga mbarë vendi dhe më gjerë.

Në aktivitet u ndanë edhe disa vlerësime për figura që kanë kontribuar në ruajtjen, studimin dhe përçimin e polifonisë shqiptare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026