Basha flet për ambicien për Kryeministër, Sulo: Ishit parti e madhe atëherë…

22 Prill 2025 | 23:05

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka folur hapur për ambicien e tij për t’u bërë Kryeministër i Shqipërisë, ndërsa u përball me kundërshti dhe replika nga analistët.

Basha theksoi se Koalicioni Euroatlantik është e vetmja zgjidhje, duke u shprehur i bindur për rolin e tij për të qenë në krye të Qeverisë.

I pyetur nëse do të jetë kandidat për Kryeministër, Basha tha:

“Unë besoj se kam të gjitha kapacitetet, përvojën, rrjetin brenda dhe jashtë vendit për t’i shërbyer Shqipërisë më mirë se kushdo tjetër në këto 35 vite dhe për t’i dhënë vendit një kryeministër të dimensioneve evropiane, siç e meriton. Këtë ambicie e kam sepse nuk është hera e parë që garoj për Kryeministër.”

Gjatë debatit pati edhe përplasje me gazetarin Arion Sula, i cili iu drejtua Bashës se ishin parti e madhe atëherë, duke vënë në pikëpyetje pozicionin aktual të PD-së.

Basha iu përgjigj se këtë e vendosin qytetarët nëse PD është parti e madhe apo e vogël.

Sula vijoi kritikat e tij për bindjen e Bashës si kryeminsitër.

“Bëje debatin normal me tone të ulëta, sepse parti e vogël me zë të lartë nuk shkon, parti e madhe ishit, me zërin tamam. Si do bëhesh Kryeministër? Mendon që me këto zgjedhje do dalësh parti e madhe?”.

Basha shprehet i mendimit se çdo gjë e vendosin qytetarët pasi iu paraqitet nga Koalicioni Euroatlantik, platforma dhe ekipi që ata të votojnë.

“E vendosin qytetarët, nuk e vendos ti. Ti je një votë. Unë iu them qytetarëve platformën dhe ekipin, pastaj ata e vendosin vetë”, tha Basha.

Bisedimet vijuan lidhur me raportin e Lulzim Bashës me ish-kryeministrin Berisha dhe SHBA-të

“Ti je shkëputur nga Berisha sepse ishe amerikan i flaktë, ndërsa ai anti-amerikan. Mendon se këto insinuata të sjellin ndonjë votë më shumë?”, tha Arion Sulo.

Basha nënvizon se është një pro-amerikan dhe se qëndrimi i tij ka qenë i qartë dhe i pandryshuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026