Deputetët e Kosovës mblidhen në përpjekjen e pestë për konstituimin e Kuvendit

23 Prill 2025 | 10:18

Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot për të tentuar për herë të pestë konstituimin e legjislaturës së nëntë.

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Deputeti i zgjedhur, njëherësh nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca kishte thënë se ata propozojnë sërish për kryetare të Kuvendit, deputeten Albulena Haxhiu.

Mirëpo meqë ajo nuk ka marrë votat në seancën e kaluar, ai tha se zgjedhja e saj pa marrëveshje politike nuk duhet të hidhet sërish në votim.

Pas kësaj, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ndërpreu seancën e së hënës dhe u vendos që seanca të vazhdojë të mërkurën në orën 10:00.

LVV-ja dështoi më 19 prill të zgjedh Haxhiun kryetare të Kuvendit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026

Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, KGjK është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, pasi dy gjyqtarë e kane bojkotuar lëshuar takimin. Fillimisht, është...
14:08 | 24/07/2026