Gazetarët bojkotojnë Albin Kurtin, hedhin mikrofonët përtokë kur ai del nga Kuvendi

23 Prill 2025 | 13:09

Mediat në Kosovë bojkotuan këtë të mërkurë kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas refuzimeve të përsëritura të tij për t’u prononcuar para gazetarëve. Në shenjë proteste, përfaqësuesit e mediave vendosën mikrofonët në tokë përpara Kuvendit të Kosovës, duke refuzuar mbulimin mediatik të Kurtit, teksa ai po dilte nga Kuvendi.

Ky veprim simbolik erdhi pas pesë tentativash të pasuksesshme për të marrë një deklaratë publike nga Kurti gjatë seancave të konstituimit të Kuvendit. Në të gjitha rastet, lideri i Vetëvendosje-s ka shmangur komunikimin me shtypin.

Gazetarët theksuan se ky bojkot nuk është një akt armiqësor, por një reagim ndaj mospërfilljes së vazhdueshme ndaj rolit të medias dhe të drejtës së publikut për informacion.

Deri më tani, nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Kurti apo Lëvizja Vetëvendosje në lidhje me bojkotin e sotëm nga mediat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026