Mijëra njerëz nderojnë Papën, homazhet deri të shtunën
Bazilika e Shën Pjetrit në Vatikan ka hapur dyert për publikun, pasi arkivoli me trupin e Papa Françeskut mbërriti atje nga kapela Domus Santa Marta, ku ati i shenjtë ndërroi jetë ditën e hënë.
Kamerlengu i Vatikanit, kardinal Kevin Farrell, që po qeveris përkohësisht selinë e shenjtë deri në zgjedhjen e një pape të re, udhëhoqi procesionin mëngjesin e së mërkurës.
Besimtarë të shumtë, të cilët vlerësohen deri në rreth 20 mijë, u mblodhën në qendër të sheshit, ku ndodheshin edhe rojat zvicerane dhe teksa bartësit e arkivolit të thjeshtë prej druri kaluan përmes portave të Vatikanit.
Në atë moment, kambanat ranë dhe njerëzit duartrokitën.
Pasi arkivoli u vendos në bazilikë, disa mijëra persona vazhduan të zinin radhën në rrugë për ta parë atë dhe për të nderuar figurën e tij.
Ati i shenjtë do të qëndrojë në bazilikën e Shën Pjetrit për tre ditë, derisa të mbahet dhe varrimi i tij, i planifikuar për të shtunën në orën 10.
Ai do të varroset në Bazilikën Papale të Shën Mërisë së Madhërishme, duke u bërë papa i parë që do të prehet jashtë mureve të selisë së shenjtë që nga koha e Leos XIII në vitin 1903.
LEXONI GJITHASHTU:
Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar