Zelensky: Ukraina nuk po sheh presion ndaj Rusisë për të përfunduar luftën

24 Prill 2025 | 16:24

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka theksuar se Ukraina nuk po sheh presion të mjaftueshëm ndaj Rusisë për t’i dhënë fund luftimeve. Gjatë një vizite në Afrikën Jugore, Zelensky u shpreh se nuk ka sanksione të reja ndaj Moskës, përkundër refuzimit të saj për të avancuar bisedimet e paqes. Ai shtoi se një presion më i madh ndaj Federatës Ruse mund të çonte në një afrimitet më të madh të palëve dhe mundësi për bisedime paqësore.

Zelensky theksoi se Ukraina ka bërë përpjekje të konsiderueshme për të avancuar në dialogun me Shtetet e Bashkuara, duke nënshkruar një memorandum për mineralet, pas heqjes së disa dispozitave që do të ishin në kundërshtim me Kushtetutën e Ukrainës. Ai theksoi se çdo kompromis mund të diskutohet pas arritjes së një marrëveshjeje për armëpushim.

Zelensky gjithashtu kërkoi që SHBA të luajë një rol të rëndësishëm në garantimin e paqes. Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, duke kritikuar sulmet ruse ndaj Kievit dhe duke kërkuar një marrëveshje paqeje.

Trump e shprehu shqetësimin për humbjet e jetëve, duke theksuar se Rusia duhet të ndalojë sulmet, ndërsa e ftoi Zelenskyn të ndërmerrte hapa konkret për të përfunduar luftën. Teksa fajësoi Ukrainën për negociatat Trump tha se Kievi e ka humbur Krimenë vite më parë dhe se kjo çështje nuk duhet të jetë më një pengesë për një marrëveshje paqeje.

Në një intervistë për Ëall Street Journal, Zelensky përsëriti se Ukraina nuk do ta njohë ligjërisht pushtimin e Krimesë, pasi kjo është në kundërshtim me Kushtetutën e Ukrainës

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026