Ekzekutimi mafioz në Greqi, vritet në mes të ditës një prej liderëve të mafias greke
Një ekzekutim brutal me karakteristika mafioze ka ndodhur pasditen e së enjtes në Chalandri në periferi të Athinës, ku u vra Giorgos Moschouris, i regjistruar nga autoritetet si një personazh kryesor i të ashtuquajturës “Mafia Greke”.
Moschouris, i njohur me pseudonimin “Thamnakias”, sapo kishte dalë nga një qendër private diagnostike, kur persona të panjohur, të cilët udhëtonin me një automjet, i janë afruar dhe e kanë qëlluar me kallashnikov.
Ai u qëllua disa herë, disa prej plumbave goditën fytyrën e tij, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Në vendin e ngjarjes u gjetën shumë gëzhoja, ndërsa pak kohë më vonë, në zonën e Patimës së Çalandrit, u gjet një automjet i djegur.

Dyshohet se ky mund të ketë qenë automjeti i autorëve të arratisur.
Policia po shqyrton mundësinë e larjes së hesapeve brenda krimit të organizuar, pasi Moschouris i kishte mbijetuar një atentat të ngjashëm në vitin 2020 në Voula, jashtë një pastiçerie të njohur.
Zona e ngjarjes ka mbetur e rrethuar, ndërsa hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve janë në vazhdim.
Policia greke po mbledh pamje nga kamerat e sigurisë dhe po interviston dëshmitarët për të rindërtuar rrugën e arratisjes së autorëve.

LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:19 Përhapja e propagandës ruse, Letonia ndalon librat, gazetat dhe videolojërat nga Rusia dhe Bjellorusia
- 10:02 Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?
- 09:27 Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella
- 09:22 Sulmet ruse në Ukrainë lënë 15 të vrarë, raketat godasin ekspozitën e dronëve pranë Kievit
- 09:16 Pse Marc Cucurella nuk i lidh dhe nuk i pret kurrë flokët? Historia prekëse me të birin (VIDEO)
- 09:06 Ujërat e Danubit bie në nivele historike, thatësira zbulon anijet e fundosura të Luftës së Dytë Botërore në Serbi e Kroaci (VIDEO)