“U gjetën bishta cigaresh dhe sende”, gazetarja: Dyshohet se janë të atentatorëve
Këtë të enjte u njoftua se ekspertët e policisë kanë gjetur disa sende në vendin ku ishin pozicionuar atentatorët që goditën mjetin G-Class, duke lënë katër persona të plagosur.
E ftuar në emisionin People në Euronews Albania, gazetarja Aida Topalli tha se në vendin e ngjarjes janë gjetur bishta cigaresh, sende të tjera që dyshohet se u përkasin autorëve si dhe një bosht metalik i dëmtuar.
Sipas saj, këto prova janë dërguar në laborator dhe mbetet të shihet nëse përftimet nga to do të përputhen me profile të personave në databazën e policisë.
“Ende nuk ka rezultat për sendet e gjetura në vendngjarje. Ka dyshime se këto sende i përkasin autorëve të atentatit. Ato janë dërguar në laborator dhe mbetet për t’u parë nëse këto të dhëna do të përputhen me persona që janë në databazën e policisë dhe nëse do të përputhen me ndonjë prej profileve të ADN-së të personave të skeduar. Janë gjetur bishta cigaresh, sende të tjera dhe një bosht metalik i dëmtuar. Në vendin ku kanë qëndruar vrasësit janë gjetur këto sende, që grupi hetimor pretendon se do të kenë një vlerë për hetimin dhe mund të çojnë në zbardhjen e profilit të njërit prej atentatorëve. Në çdo ngjarje ka një gabim. Mbetet të pritet një përgjigje nga laboratori, qoftë nga të dhënat e grupit hetimor”, tha gazetarja.
Ajo zbardhi dhe itinerarin e motorit të atentatorëve në ditën e ngjarjes.
“Policia e Tiranës ka zbardhur një pjesë të itinerarit të motorrit.Itinerari i motorrit është: Arbanë – Vishnje – Picallë – Sauk – Mjull Bathore – Liqeni i Farkës – Rruga e Agallarëve – dhe më pas vendi i ngjarjes, vendi ku ka ndodhur dhe ku ka goditur. Motori ka bërë atë itinerar ditën e ngjarjes. Gjatë ditëve të tjera, nuk di ta them”, tha gazetarja Aida Topalli.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 08:48 Një tërmet i fortë godet Meksikën jugore, sa ishte magnituda?
- 08:43 Të shtëna pranë Pallatit Presidencial në Mexico City, një i vdekur dhe dy të plagosur
- 08:43 Finlanda mbyll një pjesë të hapësirës ajrore pranë kufirit me Rusinë
- 08:36 Eric Trump përgëzon rojen 16-vjeçar që shpëtoi një fëmijë nga mbytja: Jepini nderin më të lartë (VIDEO)
- 08:35 Evropa paralajmërohet për një gusht më të nxehtë se normalja, çfarë po i nxit temperaturat përvëluese?
- 08:28 Takime vendimtare në Uashington? Trump do të presë Netanyahun dhe Zelenskyn