Gjenden sendet personale e autorëve të atentatit në Lundër, çfarë zbuluan hetimet
Detaje të reja janë zbardhur nga grupi hetimor në lidhje me atentatin e ndodhur në zonën e Lundrës, ku mbetën të plagosur katër persona. Sipas burimeve zyrtare, pranë vendit të ngjarjes, janë gjetur disa sende që mund t’u përkasin autorëve të dyshuar.
Policia ka sekuestruar objektet e gjetura në një zonë të pyllëzuar pranë vendit të atentatit, ku dyshohet se autorët janë strehuar për një kohë të shkurtër.
Hetuesit besojnë se sendet personale u kanë rënë autorëve përpara se ata të kryenin sulmin me armë.
Po ashtu, gjatë tentativës për t’u fshehur, autorët kanë dëmtuar një gardh metalik.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, në objektet e sekuestruara janë identifikuar gjurmë biologjike dhe materiale të tjera të vlefshme për hetimin.
Këto mostra janë dërguar në laboratorët forensikë për analizë, me qëllim përftimin e profileve gjenetike të ADN-së.
Prokuroria pritet të kryejë krahasime me të dhënat ekzistuese në databazat kriminale, për të verifikuar nëse gjurmët përputhen me ndonjë individ të skeduar. Hetuesit shpresojnë që përmes këtyre provave të mund të identifikojnë autorët e atentatit dhe të hedhin më shumë dritë mbi motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë