Vjosa Osmani u kërkon partive politike emrat për anëtarë të rinj të KQZ-së
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u ka kërkuar partive politike t’i propozojnë emrat për anëtarë të rinj në KQZ, ka bërë të ditur për Kosovapress Bekim Kupuna nga Presidenca.
Ajo tashmë ua ka dërguar një shkresë grupeve parlamentare që janë regjistruar në Kuvendin e Kosovës.
Ligji për Zgjedhjet obligon presidenten që jo më vonë se 30 ditë pas certifikimit të zgjedhjeve parlamentare t’ua kërkojë grupeve parlamentare propozimet për anëtarë të KQZ-së.
“Presidenti i Republikës së Kosovës, bazuar në rezultatet që kanë dalë nga zgjedhjet e përgjithshme, jo më vonë se 30 ditë pas certifikimit të zgjedhjeve për Kuvend, u kërkon grupeve parlamentare/subjekteve politike që të propozojnë me shkrim kandidatët për anëtar të KQZ”, thuhet në paragrafin 6 – neni 61.
LEXONI GJITHASHTU:
- Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi vizitë të papritur në Prishtinë
- Kosova mbyll sërish institucione paralele serbe në Veri
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 10:19 Përhapja e propagandës ruse, Letonia ndalon librat, gazetat dhe videolojërat nga Rusia dhe Bjellorusia
- 10:02 Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?
- 09:27 Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella
- 09:22 Sulmet ruse në Ukrainë lënë 15 të vrarë, raketat godasin ekspozitën e dronëve pranë Kievit
- 09:16 Pse Marc Cucurella nuk i lidh dhe nuk i pret kurrë flokët? Historia prekëse me të birin (VIDEO)
- 09:06 Ujërat e Danubit bie në nivele historike, thatësira zbulon anijet e fundosura të Luftës së Dytë Botërore në Serbi e Kroaci (VIDEO)