Përpjekja e gjashtë për konstituimin e Kuvendit, Limaj: S’e votojmë Haxhiun
Seanca e gjashtë për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës do të mbahet këtë të premte në orën 10:00.
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se partia e tij nuk ka ndryshuar qëndrim nga herat e kaluara dhe se as në seancën e sotshme konsituive nuk do ta përkrahë propozimin që Albulena Haxhiu të bëhet kryeparlamentarja e re e Kuvendit të Kosovës.
“Qëndrimi dhe votimi është ashtu siç ka qenë edhe herën e kaluar”, tha Limaj.
Edhe seputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, e ka përsëritur se partia e tij nuk do ta votojë kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.
“Sigurisht që do të votojmë kundër. Lëvizja Vetëvendosje e ka sjellë vendin në këtë situatë duke u sjellë sikur një parti e cila e ka fituar e vetme vullnetin e qytetarëve të Kosovës”, tha ai.
I pyetur nëse LDK-ja ka vullnet për kandidat konsensual, ai tha se “nuk mund të ketë kandidat konsensual derisa arroganca dhe mënyra sesi bën politikë [Vetëvendosje] ose si tenton kapjen e institucioneve… konsensuesi për ndonjë emër të përveç është i pamundur”.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit hedhin vezë në drejtim të makinës së Ballës, largohen me shpejtësi drejt ambienteve të xhamisë së Namasgjasë (VIDEO)
U shoqërua gjatë protestës, lirohet aktivisti Arben Kola: U ndjeva si shqiponjë
75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara