Vijon aksioni i policisë së Kosovës në Kaçanik, Sveçla: Ka arrestime të reja
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla deklaroi se ka arrestime të reja që lidhen me vrasjen e rreshterit, Muhamed Lika.
Ai theksoi se operacioni i Policisë së Kosovës në Kaçanik po vazhdon dhe numri i të arrestuarve nuk dihet, raporton KosovaPress.
“Tashmë është publike që ka arrestime të reja. Numri përfundimtar ende nuk dihet, për shkak se aksioni është duke vazhduar. Gjitha institucionet ligj-zbatuese janë të vendosura që të luftohet çfarëdo lloj ekstremizmi apo dhune, e cila dëmton institucionet dhe pjesëtarët e saj por po ashtu vetë popullin e saj”, ka thënë Sveçla.
Ai tha se Inspektorati Policor i Kosovës është duke zhvilluar hetime, ndërsa u pyet se personat e arrestuar kanë qenë në liri edhe pse me vepra penale.
Sot, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante ka filluar një operacion policor, në komunën e Kaçanikut.
Ky informacion është konfirmuar për KosovaPress nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Edhe në këtë rast pas përfundimit të operacionit policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, do të bëhen publike informacione shtesë”, tha Kelani.
Protestuesit hedhin vezë në drejtim të makinës së Ballës, largohen me shpejtësi drejt ambienteve të xhamisë së Namasgjasë (VIDEO)
U shoqërua gjatë protestës, lirohet aktivisti Arben Kola: U ndjeva si shqiponjë
75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara