Lamtumira e një kampioni, Jamie Vardy largohet pas 13 vitesh nga Leicester City
Ai mund të konsiderohet padyshim një ndër lojtarët më të veçantë në botën e futbollit, ku e nisi gjithçka nga kategoritë e ulëta të futbollit anglez, për tu shpallur kampion me Leicester Cityn, bëhet fjalë për legjendën e klubit, Jamie Vardy. Sulmuesi ka njoftuar largimin në fund të sezonit nga ekipi të cilit i dha gjithcka, madje dhe titullin kampion në Premier League në sezonin 2015-2016 që askush nuk e kishte menduar, por dhe 4 trofe të tjerë të fituar.
Në verë, kontrata e tij skadon dhe si 38-vjeçar është e pamundur që palët të vijojnë rrugëtimin së bashku, ku fatkeqësisht, Leicester vitin e ardhshëm do të jetë pjesë Championshit.
“Ai është një lojtar i veçantë dhe një person akoma më i veçantë. Ai mban një vend në zemrat e të gjithëve që janë të lidhur me Leicester City dhe sigurisht ka respektin dhe dashurinë time më të thellë. Unë jam pafundësisht mirënjohës për gjithçka që i ka dhënë këtij klubi futbolli”, deklaroi presidenti i dhelprave.
Jami Vardy numëron afro 500 paraqitje me Leicester Cityn, ku ka realizuar më tepër se 200 gola. Kujtojmë që ai shpesh ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike për mënyrën e jetesës, duke pohuar se performanca e tij e mirë bazohej në konsumimin e dy ekspresëve dhe pijeve energjike përpara çdo ndeshje.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve