Djali i Trump sërish në Beograd, takon për herë të dytë Vuçiç brenda 2 muajsh
Djali i presidentit amerikan Donald Trump Jr do të jetë në Beograd të shtunën, më 26 prill, ku do të ketë një takim dhe darkë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kanë konfirmuar sot për Tanjug në Presidencën e Serbisë.
Kjo është vizita e tij e dytë në Beograd në një muaj e gjysmë të fundit.
Trump Jr. do të flasë në forumin e biznesit të organizuar nga Dhoma e Tregtisë e Serbisë (PKS) dhe Klubi i Biznesmenëve.
Djali i presidentit amerikan ishte në Beograd më 11 mars, kur intervistoi presidentin Vuçiç për podcast-in e tij.
Fjala vjen, ai ishte duke vizituar Beogradin në mes të fushatës presidenciale të babait të tij, në fund të shtatorit të vitit të kaluar, kur shoqërohej nga biznesmenë dhe njerëz nga bota e biznesit, si dhe përfaqësues të elitës së biznesit nga Rumania, në një hotel në qendër të Beogradit.
Trump Jr është një sipërmarrës dhe nënkryetar ekzekutiv në “Trump Organization” dhe fëmija më i madh i presidentit të sapozgjedhur amerikan dhe ai ishte ndër anëtarët më aktivë gjatë fushatës zgjedhore të babait të tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil