PD kërkesë KQZ-së: Merrni masa për gjuhën seksiste të Ramës

25 Prill 2025 | 15:04

Partia Demokratike i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke kërkuar që ky i fundit të hetojë dhe të marrë masa administrative ndaj Kryeministrit Edi Rama për përdorimin e gjuhës seksiste dhe denigruese në takimet e tij elektorale.

Në shkresë, PD iu referohet thirrjeve publike të Kryeministrit Rama drejtuar të miturve për të kërkuar imazhe nudiste të tij në internet. Sipas PD, kjo përbën një shkelje të rëndë të normave etike, morale dhe shoqërore, duke prekur kufijtë e shkeljeve ligjore dhe penale.

Letra i është dërguar për dijeni edhe institucioneve të tjera përfshirë Autoritetin e Mediave Audiovizive, Avokatin e Popullit, Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, si dhe organizatave ndërkombëtare si OSBE, ODIHR dhe UNICEF.

PD kërkon nga këto institucione që të veprojnë pa vonesë në mbrojtje të fëmijëve, familjeve dhe shoqërisë, duke ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të adresuar këtë shqetësim.

Në përfundim, PD kërkon nga KQZ nisjen e hetimeve administrative për rastet dhe episodet në fjalë dhe marrjen e masave ligjore ndaj Kryeministrit Edi Rama. Gjithashtu,

PD kërkon heqjen e të gjitha materialeve me përmbajtje problematike, si ato audio, video dhe materiale të tjera të shpërndara në radio, televizione, faqet e internetit dhe rrjetet sociale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më...
15:19 | 23/07/2026

Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Parlament, aty ku po mbahet seanca e radhës plenare. Gjatë ditës së sotme nuk kanë munguar tensionet, si jashtë...
14:45 | 23/07/2026

Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit

Situata jashtë godinës së Parlamentit është tensionuar sërish gjatë minutave të fundit. Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit nga perimetri i sigurisë,...
14:24 | 23/07/2026