Përcillet sot në banesën e fundit Papa Françesku, mbi 250 mijë njerëz të pranishëm

26 Prill 2025 | 08:04

Bota i jep sot lamtumirën Papa Françeskut. Pas tre ditëve homazhe, liderët botërore dhe mijëra besimtarë do të mblidhen në 10:00 në sheshin e Shën Pjetrit për t’i dhënë lamtumirën Papa Françeskut.

Ceremonia nis në orën 10:00 dhe pritet të zgjasë rreth 1 orë e gjysmë. Pas përfundimit të meshës, trupi i Françeskut do të transportohet në bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë për varrim.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, presidenti francez Emmanuel Macron, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe kancelari Olaf Scholz, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe presidenti Sergio Mattarella, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, princi William, mbreti Felipe VI i Spanjës dhe mbretëresha Letizia si dhe presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen kanë konfirmuar të gjithë pjesëmarrjen e tyre në funeral.

Udhëheqës të tjerë dhe anëtarë të familjeve mbretërore që do të marrin pjesë në funeralin e papa Françeskut janë edhe presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva, presidenti argjentinas, Javier Gerardo Milei, presidenti ekuadorian, Daniel Noboa, presidenti filipinas Ferdinand Marcos Jr., presidenti polak Andrzej Duda, kryeministri irlandez Micheal Martin, presidenti kroat Zoran Milanoviq, presidentja moldave Maia Sandu, mbreti belg Philippe dhe mbretëresha Mathilde, princi i Kurorës i Norvegjisë Haakon dhe princesha e Kurorës Mette-Mar.

Gjatë këtyre tre ditëve, më shumë se 250,000 njerëz i bënë nderimet e tyre Papës së ndjerë, ka njoftuar Vatikani në një deklaratë të premten.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më...
15:19 | 23/07/2026

Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Parlament, aty ku po mbahet seanca e radhës plenare. Gjatë ditës së sotme nuk kanë munguar tensionet, si jashtë...
14:45 | 23/07/2026

Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit

Situata jashtë godinës së Parlamentit është tensionuar sërish gjatë minutave të fundit. Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit nga perimetri i sigurisë,...
14:24 | 23/07/2026