Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani takohet me Donald Trump në Vatikan

26 Prill 2025 | 11:19

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe Zonjën e Parë, Melania Trump, gjatë ceremonisë së funeralit të Papa Françeskut të mbajtur këtë të shtunë në Vatikan.

Në nisje të ceremonisë, siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Euroneës Albania, Presidentja Osmani zhvilloi një bisedë të shkurtër me Presidentin amerikan.
Në këtë ceremoni historike morën pjesë 160 delegacione zyrtare nga e gjithë bota.

Delegacioni nga vendlindja e Papës, Argjentina, udhëhiqej nga Presidenti i Republikës, Javier Milei, ndërsa delegacioni italian përfaqësohej nga Presidenti Sergio Mattarella, vajza e tij Laura Mattarella dhe Kryeministrja Giorgia Meloni.

Shqipëria përfaqësohej nga Presidenti Bajram Begaj dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Sipas protokollit të renditjes së vendeve, të vendosur në parvisin e Bazilikës së Vatikanit, personalitetet u renditën në bazë të alfabetit francez, gjuha zyrtare e diplomacisë ndërkombëtare.

Në mesin e liderëve të pranishëm ishin gjithashtu Presidenti i Gjermanisë, Frank-Ëalter Steinmeier, me Kancelarin Olaf Scholz; Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva; Presidenti i Francës, Emmanuel Macron me bashkëshorten Brigitte; Presidenti i Hungarisë, Tamas Sulyok me Kryeministrin Viktor Orban; si dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy me bashkëshorten Olena.

Bashkimi Europian përfaqësohej nga Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme, Kaja Kallas, dhe Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola.

Ndërkohë, Organizata e Kombeve të Bashkuara përfaqësohej nga Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres, ndërsa Kina ishte e përfaqësuar nga nënpresidenti Chen Chin-Jen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026