“Pse do bëhesh si Edi Rama?” Persida Shkrepa: Djali në fillim më kritikoi, tani…

26 Prill 2025 | 20:11

Persida Shkrepa është arkitekte me një prej studiove më të mëdha në Tiranë.  Krahas dashurisë për arkitekturën dhe pedagogjinë një ambicie e saj është dhe politika ku tashmë kandidon si deputete për Partinë Socialiste.

Në një intervistë për Greta Topjanën në Euronews Albania, ajo i ka treguar të gjitha, se si nisi ky rrugëtim dhe deri te projeksioni që ka për veten e saj në politikë.

Teksa rrëfeu sfidat dhe sukseset e para, ajo tregoi se në nisje të rrugëtimi të saj politik djali i saj vetëm 7 vjeç e ka kritikuar, por tashmë të dy fëmijët bëjnë “tifozllik” për të.

“fillimi ka qenë shumë i vështirë, sepse unë nuk kaloja asnjë ditë me ta. I bëja gati për shkollë, i çoja ën shkollë dhe në darkë i gjeja në gjumë. Djali ka pasur në fillim disa shpërthime, thoshte pse do bëhesh ti si Edi Rama. I thash që mami nuk do bëhet si Edi rama është ndryshe angazhimi i mamit. Tani e ka kuptuar dhe thotë, mami do fitojë, mami do na nderojë sepse ajo është e qeshur dhe vitale”,-tha Shkrepa.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026